martedì 14 aprile 2015

Berxolla vici me mustarde

Përbëresit
6 bërxolla viçi madhësie të njëjtë,
1 qepë,
1 lugë gjalpë dhe 1 dcl vaj,
1 lugë supe mustardë,
Pak lëvore limoni e kaluar në rende,
1 dcl ajkë,
2 të verdha vezësh,
Kopër të grirë ose të tharë,
Kripë,
Piper,
Miell.



Udhëzime
Bërxollat e pastruara nga zhapat,rrihen me rrahëse kuzhine,kriposen,piperosen dhe përmillen vetëm nga njëra anë.
Në yndyrë të nxehtë hidhen qepët e grira dhe sa të zverdhen pak,vihen mbi qepë bërxollat nga janë përmillur.
Sa të skuqen pak bërxollat,shtohen mustardë,lëvore limoni dhe kopër e grirë.
Masës së mishit i hidhet verë ose supë, ena shkundet pak,mbulohet me kapak dhe në zjarr të ngadaltë zihen gjersa të zbuten.
Bërxollat e zbutura vendosen në pjatë të nxehtë,kurse në lëngun e mbetur përzihet ajka,shtohen të verdhat e vezëve,përzihen pak dhe hidhet mbi bërxolla.

Nessun commento:

Posta un commento