martedì 14 aprile 2015

Kofshe gjeli me kerpudha

 kofshe gjeldeti me kerpudha
Përgatitja
për 2 persona
2 kofshë gjel deti
450 gr kërpudha
1 qepë
kripë
rozmarinë
vaj ulliri



Në një tenxhere hedhim vaj ulliri dhe qepën e grirë. E kavërdisim pak dhe më pas vendosim kofshët me kujdes. I skuqim nga të gjitha anët. Më vonë shtojmë kërpudhat, (ne kemi përdorur 1 qeskë me kërpudha të ngrira, por nëse ju keni kërpudha të freskëta shija do të jetë akoma më e mirë). I trazojmë mirë të gjithë përbërësit, shtojmë pak kripë dhe degën e rozmarinës. I hedhim dhe një gotë ujë ose brodo. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë
Koha e pjekjes së gjelit të detit zakonisht është rreth 45-50 minuta në tenxhere normale dhe rreth 20 minuta në tenxhere me presion. Pasi është pjekur, e vendosim mishin në pjatë dhe e shoqërojmë me kërpudhat.

Nessun commento:

Posta un commento