martedì 14 aprile 2015

Troftë e fërguar

Përbëresit
4 peshqi nga 250 gr,
Lëngu i ½ limonit ,
Pak kripë dhe piper të bardhë,
Pak miell,
1 vezë,

Vaj ose gjalpë,
1 tubë majdanoz,
1 tubë qepë të reja,
Selino,
Kopër,
1-½ gotë majonezë,
1 lugë ajkë,
1-2 lugë vinjak,
1 lugë salcë vorçester.

Udhëzime
Lahen mirë peshqit,fshihen me letër kuzhine,spërkaten me lëng limoni,kripë,piper dhe kështu qëndrojnë 10 minuta.
Përmillen,kalohen në vezë,pastaj galetë dhe fërgohen në yndyrë të nxehtë 8 minuta.
Vendosen në enë të shtruar me letër kuzhine që të thithet yndyra.
Jeshillëqet priten imët,përzihen me majonezë,ajkë,vinjak,salcë vorçester,kripë,piper dhe, duke i përzier me kujdes,shtohet lëngu i limonit dhe shërbehen me peshqi.

Nessun commento:

Posta un commento