Perberesit:
per 4 ose 5 persona
5 lugë gjelle,çorbe
Uje 1 liter
5-6 feta buke
2 lugë gjelle ,gjalpë
3 lugë gjelle,djathë
ose
Vaj ulliri 2 luge gjelle ( kur e zjene trahanane )
PERGATITJA:
Në tenxhere shkrijmë gjalpin, hedhim trahananë dhe e skuqim lehtë, hedhim ujin e nxehtë, e përziejmë që të mos bëhet kokrra(kjo ka shume rendesi), shtojmë djathë të thërrmuar ose shëllirë me thërrmija djathi dhe e ziejmë 10 minuta.
Ne momentin qe fillon te trashet dhe te krijoje fllucka dhe fillon te zieje e leme 2 minuta nga momenti i zierjes. Ne kete moment hedhim buken qe e kemi bere ne copa te vogla. E zhysim buken ne trahana, e stakojme zjarrin dhe e leme 2 minuta me kapak te mbyllur.
Disa e pergatisin me qepë të skuqura e salcë: disa krahina me cigaridhe të dhjamosura të bagëtive. Përgatitet dhe me zierje, pa e kaurdisur, hidhet buka dhe përvëlohet me yndyrë.
Çorba TROPOJANE gatuhet me miell misri të situr imtë, përzier me hudhër, gjalp, copa dhjami, copa mushkërie, copa mëlçie të zezë, copa zemre dhe copa mishi të dhjamosur. Çorba merr trajtën e një gjelle me trashësi mesatare ngjyrë kafe, ku duhet pasur parasysh raporti i ujit me miellin, që gatimi të mos dalë as shumë i hollë dhe as shumë i trashë (ku mund të marrë trajtën e qervishit
Nessun commento:
Posta un commento