Përbërësit:
2 gota kos (ose salcë kosi)
2 kastraveca
2 lugë gjelle vaj ulliri
3 thelpinj hudhre
1 lugë kopër e grirë hollë
pak kripë
pak piper i zi
gjysmë limoni
Pergatitja:
qërojmë kastravecat. I presim në copa shumë të vogla me thikë. Më pas i hedhim kripë, i përziejmë dhe i vendosim në një kulluese. I lemë kështu përreth gjysëm ore, që në këtë mënyrë të humbasin ujin që kanë. Më pas, hedhim kosin në një grirës elektrik dhe shtojmë me radhë të gjithë përbërësit e tjerë: fillojmë me kastravecin e kulluar, vajin e ullirit, lëngun e limonit, thelpinjtë e hudhrës të qëruar, koprën, kripën dhe në fund piperin. I grijmë mirë derisa të jenë përzier mirë të gjithë përbërësit. Salcën e përgatitur e hedhim në një enë qelqi, të cilën e mbulojmë me kapak. E lemë në këtë mënyrë përreth një orë përpara se ta shërbejmë
Nessun commento:
Posta un commento