martedì 9 febbraio 2016

Zog fshati



Perberesit:



1 zog fshati
2 gota oriz
5 gota ujë
2 kokrra qepë mesatare
2 kokrra domate
1 lugë gjelle salcë domate
3 lugë gjelle gjalpë
3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë  Piper i zi





Pergatitja:

Vendosim në një tavë qepën të prerë në kubikë, domatet e grira bashkë me një lugë gjelle salcë, orizin, kripën dhe piperin e zi.
I trazojmë mirë duke shtuar gjalpin dhe vajin e ullirit.
Vendosim copat e zogut të fshatit dhe e fusim tavën në furrë në temperaturën 200 gradëC . Sapo mishi të ketë marrë pak ngjyrë, e nxjerrim tavën nga furra dhe shtojmë ujin e ngrohtë dhe e rivendosim përsëri në furrë.
Kur tava te mare ngjyre eshte gati per tu servirur.

Nessun commento:

Posta un commento