sabato 13 febbraio 2016

Domate te mbushura



PERBERESIT



(për 6-7 racione)

15 cope (domate),
oriz  2 filxhana caji
1/2 filxhan caji me vaj ulliri,
1 qepe te madhe te grire ne kubike,
4 thelbinj hudhra te grira imet,
2 luge gjelle me maidhano te grire,
2 luge gjelle me nenexhik te fresket te grire,
kripe-piper,
1/3 luge kafeje me rigon,
1 filxhan caji me salce domate (konkase),
1 luge kafe me sheqer,
300 gr mish vici te grire.


PREGATITJA

I lajme. Presim kapakun e domateve dhe e pasrtrojme zemren rreth e qark ne forme cilindri me nje luge gjelle.Te brendshmet e domateve i grijme ne nje multi per tu perdorur per mbushjen. Ne nje tenxhere skuqim qepen me gjysmen e sasise te vajit te ullirit, shtojme mishin e vicit te grire dhe pasi jane skuqur shtojme zemrat e domateve te grira, domaten e grire konkase. Vazdojme skuqien dhe per 4-5 minuta dhe shtojme orizin, maidanosin, nenexhikun, hudhren (gjysmen e sasise) dhe nje filxhan caji me uje te ngrohte. Pasi ka zier 8-10 minuta rregullojme shijen me kripe dhe piper. Heqim tenxheren nga zjarri 3 minuta mbasi te kete filluar te marri nje vale dhe para se ti mbushim  domatet u shtojme brenda tyre shume pak krip, piper dhe sheqer.



Mbasi kemi mbushur domatet tepricen e mases se pregatitur e vendosim ne tepsi anash  domateve. Te mbushurave u shtojme nga lart pjesen tjeter te vajit te ullirit, pak uje, pjesen tjeter te hudhrave te grira. Pjekim taven ne furre te nxehte ne temperaturen 180-190 grade per 40-45 min.

Nessun commento:

Posta un commento