martedì 9 febbraio 2016

Dollma



Perberesit:


gjethe rrushi 40-50 copë,
oriz një filxhan e gjysmë çaji,
qepë të njoma 4-5 copë,
vaj 2 filxhanë kafeje,
kripë, piper, kopër.


Pergatitja:

Në pranverë, kur gjethet janë ende të njoma. Gjethet lahen dhe hidhen në ujë të vluar për 1-2 minuta, që të zbuten. Kullohen e hapen në tavolinë një nga një (pjesa e shkëlqyer nga poshtë). Vendoset mbushja dhe mbështillen në formë roleje duke futur anët nga brenda.

Mbushja përgatitet në këtë mënyrë : orizi qërohet, shpëlahet dhe zihet për 4-5 minuta ; i kullohet uji, shtohet qepë e njomë e grirë hollë, kripë, piper dhe kopër. Të gjitha këto përzihen mirë dhe përdoren për mbushje. Gjatë mbështjelljes, sipas dëshirës, në çdo dollma mund të vendoset një copë e vogël mish qingji (tul). Në rast se përdoret mish tjetër, atëherë duhet të kalohet në makinë.

Dollmat mund të përgatiten edhe pa mish. Për këtë, në një tigan kaurdisen qepë të grira hollë, shtohet oriz, vazhdon kaurdisja edhe pak, hidhet ujë në mënyrë që orizi të jetë gjysmë i zier, shtohen erëza, kripë, piper dhe përzihen mirë.

Dollma e mbështjellë vendosen në tenxhere me fund të gjerë në 2-3 shtresa. Në fund vihen disa gjethe, pastaj shtohet ujë ose lëng mishi dhe kripë. Sipër vihet një pjatë, mbulohen me kapak dhe zihen në zjarr të javashëm për 25-30 minuta.

Nessun commento:

Posta un commento