martedì 9 febbraio 2016

Eskallop





Perberesit:



(per 4 persona)

8 feta mish vici (ose 4 nese jane te medha)

300ml leng mishi (ose perimesh)

1 luge niseshte, miell patatesh

1 limon

miell per lyerje

vaj ulliri

pak majdanoz te grire

kripe

piper te bardhe


Pergatitja :

Fillimisht rrahim lehtesisht fetat e mishit te vicit, i lyejme me miell dhe i skuqim ne vaj ulliri per pak minuta nga te dyja anet derisa te kene marre ngjyre te arte. I heqim nga tigani dhe i vendosim ne nje ene me kapak ne te cilen mund ti mbajme te ngrohta.

Nderkohe, shkrijme ne lengun ne temperature ambjenti te mishit ose te perimeve niseshten dhe e hedhim ne tiganin ku skuqem mishin. E cojme ne zierje ne zjarr mesatar dhe shtojme lengun e limonit dhe lekuren e tij te grire holle duke pritur qe salca te trashet.
E rregullojme me kripe, piper dhe majdanoz te grire dhe shtojme se fundi edhe fetat e mishit duke i lene keshtu te gatuhet per rreth 5 minuta ne menyre qe te marrin shijen e limonit. I servirim ne pjate shoqeruar me feta limoni te holla.


Eskallopi me limon, eshte nje pjate e dyte e thjeshte ne pregatitje dhe e perkryer per stinen e veres, per shkak te freskise qe i jep limoni. Megjithese kerkon pak kohe per tu realizuar, duhet patur kujdes qe mishi te jete i nje cilesie shume te mire dhe me pak yndyre; ne kete menyre gjate gatimit ajo do te shkrije dhe do ti jape pjates nje shije sublime.

Nessun commento:

Posta un commento