Perberesit:
500 gr ravioli me djathe
1 presh
250 gr kerpudha
1 brokoli
200 gr djathe mocarela
250 gr domate te konservuara
200 gr tomatina
1 pako salcice pule
2 dl supe vici
5 luge vaj
borzilok,
melesa te perziera
krip,piper
Pergatitja:
Ravioli zihen ne uje me kripe dhe pastaj kullohen nga lengu i tepert.
Brokoli coptohet dhe zihet ne uje me krip.
Kerpudha dhe domatet e konservuara priten ne kubik,preshi grihet imet,ndersa mocarela,tomatinat dhe salsiqet priten ne rrathe.
Ne pak vaj kaurdiset preshi,shtohen kerpudhat,domatet ,borziloku dhe melmesa siaps shijes.Te gjitha kaurdisen duke shtuar supe kohe pas kohe drisa te zbuten kerpudhat.
Ne mbushjen e pergaditur me salsice shtohne edhe brokoli dhe ravioli pastaj perzihen me tel kuzhine.
Ena rezistuese ndaj zjarrit lyhet me vaj dhe ne te derdhet masa e pergaditur dhe rrafshohet.
Pjesa qendrore mbulohet me rrathe mocarela,perreth renditen tomatinat dhe ena futet ne furren e nxehte ne 200 grade per tu pjekur ushqimi.
Nessun commento:
Posta un commento