Perberesit:
1kg niseshte
3 litra ujë
500 gr gjalpë
100 ml vaj ulliri
1,5 kg sheqer
500 gr bajame
pak kos ose mjaltë për lyerje sipër
Përgatitja:
Pastrojmë bajamet nga cipa duke i lënë në ujë të nxehtë rreth 5 minuta.
Përziejmë gjysmën e masës së sheqerit dhe niseshtenë ashtu siç janë të thatë dhe pastaj i hedhim një litër ujë nga masa e ujit. Pjesën tjetër të ujit e vendosim në zjarr që të vlojë në një tenxhere të madhe me fund të trashë.
Hedhim brenda në tenxhere gjalpin , sheqerin e mbetur dhe vajin.Pastaj pasi të ketë vluar uji, hedhim masën e niseshtesë ngadalë, pak nga pak me një dorë dhe me dorën tjetër e përziejmë me një lugë druri që të mos bëhet kokrriza. Hidhen edhe bajamet në të. Masa përzihet shumë herë dhe fort edhe pasi është mbaruar hedhja, deri sa të shkëputet niseshteja nga luga.
Marrim një tepsi të madhe. Lyhet tepsia me gjalpë dhe derdhim në të shumë shpejtë masën e përgatitur e cila duhet të shkëputet vetë nga tenxherja duke e hapur me lugën e drurit. Sipër e lyejmë me pak kos ose me mjaltë.
Futet në furrë të nxehtë dhe piqet në temperaturë maksimale për një orë. E nxjerrim nga furra dhe pasi ftohet e presim.
Servirim revaninë të ftohtë në copa.
Nessun commento:
Posta un commento