martedì 9 febbraio 2016

Rizoto



Perberesit:


350gr oriz per rizoto (i tipit Carnaroli ose Arborio)
50gr djath aziago
50gr djath kaçkavall dele
50gr djath gorgonxola
50gr djath parmiggiano ose grana
1-2 luge pana per kuzhine
1/2 qepe e vogel
70gr gjalp
1 liter leng perimesh
nje gote vere te bardhe
pak piper te zi


Pergatitja:

Grijme  holle qepen dhe e kaurdisim ne zjarr  te ulet me gjalpin. Shtojme orizin dhe e perziejme derisa kokrrat e orizit ta kene thithur  yndyren. E shuajme te gjitha perberjen me veren e bardhe, ngreme zjarrin dhe presim derisa te avulloje alkooli i veres. Shtojme pak nga pak lengun e perimeve duke patur kujdes te mos shtojme garuzhden e dyte, nese e para nuk eshte thithur nga perberja. Ne momentin qe rizoto eshte drejt perfundimit, shtojme djatherat e grire dhe pak pana per ta bere rizoton me kremoz.
E fikim zjarrin, vendosim kapakun rizotos dhe e leme te pushoje per rreth 5 minuta. E sherbejme te ngrohte te sperkatur me pak piper te zi.

Nessun commento:

Posta un commento