lunedì 11 gennaio 2016

Bakllava role

Perberesit

1kg miell 2 te verdha veze( mundesisht fshati)
1 gode uji me qumesht
1 gode uji me kos nje maje luge kripe
gjalp gjysem kg
vaj kikiriki 1 gode uji
Arra 1 kg te qeruara
Arrat mund ti grini sipas deshires.( Une I grije ne mikser I bej pluhur)
2 kg sheqer
1kg e gjysem me uje.
4 luge gjelle me leng limoni
Vanilje sipas deshires
Pergatitja
 Hedhim miellin ne nje tave,hapim nje grope ne mese dhe aty I hedhim te gjithe perberesit dhe I trazojme deri sa te behet brumi ,(dhe nuk duhet qe brumi te ngjitet me taven. Brumi duhet te behet I forte dhe jo elastike.e leme brumin te vije 15 - 20 minuta
. Do e marrim brumin do e punojme pak dhe do ta ndajme ne kater pjese. Do marrim nje te katerten dhe do e ndajme ne dy pjese.i marrim dy pjeset qe I kemi ndare dhe I ferkojme me dy pellembat e duarve deri sa te behet nje brume I gjate.I marrim dhe I ndajme ne 15 copa ( rrumbullake te vogla).
Keshtu do te veprojme edhe me pjeset e tjera. Do ti marrim copat e ndara per te bere petet dhe do ti hapim sa nje kapak ( sa jane kapak e vazove te konservuara 2kg ) dhe e lyejme me shume niseshte çdo rrumbullak.Mbasi I kemi bere te gjitha ne ate mase,do te fillojme ti hapim.
Marrim nga 8 cope per te bere nje pete te vetme dhe fillojme ta hapim.Mbasi e kemi hapur peten e presim ne kater pjese ( megjithate kjo varet sa mund tju hapet kjo pete, duhet te jete 9 cm e gjere) E mbushim me arra gjithe gjatesine e pjeses se prere dhe fillojme te mbeshtjellim si roleja deri ne fund.
E  marrim kete qe kemi mbledhur dhe e vendosim ne tave me rradhe duke I krijuar rrudha. Keshtu veprohet me te gjitha petet duke I vendosur ne tave ne menyre te rregullt.
 Mbasi eshte shtruar e gjithe tava I hedhim gjalpin e shkrire me kujdese qe ta marrin te gjitha pjeset qe kemi shtruar ne tave.
Pergatitja e shurupit
Hedhim 1kg e gjysem uje ne tenxhere
,pastaj hedhim 2 kg sheqer,dhe e leme te zieje.
Ne kohen qe fillon te zieje ajo do te nxjerri shkume ,ne duhet ta heqim shkumen per arsye qe bakllavaja mos te na sheqeroset. Nga momenti qe do te marre vale ne duhet ta leme 10 deri ne 15 minuta.E heqim nga zjarri. Ne nuk duhet ta hedhin ne ate kohe qe e nxjerrim sherbetin po do ta leme deri ne masen qe eshte e nxehte dhe jo e perveluar. Sherbetit para se tja hedhim bakllavase I hedhim lengun e limonit.Bakllavaja te jete e ftohte. E mbulojme me nje tave qe ta thithi mire sherbetin.Ne momentin qe ajo eshte ftohet mund te serviret
Piqet
ne fillim ne temperaturen 100 grade per gati 2 ore, pastaj do ta çoshe ne 150 grade dhe do ta lesh ne kete temperature deri sa te marre nje ngjyre

Nessun commento:

Posta un commento