Perberesit
1 kg qumesht
7 kokrra veze
Pak sheqer ( 2 luge gjelle)
Pergatitja
Do te marim nje xhezve dhe do te hedhim sheqerin dhe pak uje sa te njomet sheqeri.
Do te shkrijme sheqerin deri sa te behet nje ngjyre e kuqe,dhe do ta hedhim neper kupa.
Do te marrim 7 kokrrat e veze ku na duhet te heqim 3 te bardhat menjane,dhe I rrahim fort.Nderkohe ne kemi veme edhe qumeshtin per tu ngrohur ne zjarre.Marrim dhe I hedhim sheqerin sipas deshires ( ca e duan te embel ca jo ) dhe e trazojme mire.
Mbasi ka valuar qumeshti e heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet per te hedhur vezet rrahura.Edhe kjo ka rendesi qe te mos na prihen vezet.Mbasi I kemi hedhur vezet dhe e kemi trazuar mire ne I hedhim neper kupa (ku I kemi hedhur sheqerin e djegur ).
I marrim tasat I vednosim ne nje tave me pak uje dhe I fusim ne furre.
Do ti leme mbasi ne ti provojme me nje kruajtese dhembesh qe ajo te dale e thate nga kremi.Ne kete moment krem karameli eshte gati.
Nessun commento:
Posta un commento