lunedì 4 gennaio 2016

Tave me salmon dhe perime

Per dy persona do t`ju duhen:

2 fileta salmoni
4-5 speca shumengjyresh (edhe vetem speca njegjyreshe mund te perdorni, nuk eshte e thene, mua me pelqejne ngjyrat kjo eshte arsyeja:)
2 domate
salce domateje (ajo qe perdora une ishte e perzier me borzilok)
2 karrota
5 thelbinj hudhrash
gjethe dafine
kripe
piper i zi
leng limoni i fresket
vaj ulliri

Pritini perimet (specat,karrotat, domatet) holle dhe jepini nje kaverdisje te shkurter me vaj ulliri se bashku me hudhrat.Me tej shtojini dhe salcen e domateve, kripen e piperin e zi e gjthet e dafines dhe perzijini dhe pak.
Ne anen tjeter hidheni lengun e fresket te limonit mbi filetat e salmonit.
Me tej vijeni miksturen qe pergatitet me lart se bashku me filetat e salmoni ne nje tepsi dhe lijeni te piqet ne temperaturen 150 ° sa te jene gati.

Nessun commento:

Posta un commento