Përbërësit:
200 gram margarinë
200 gram miell
Një lugë kafe sode buke
150 gram sheqer pluhur (pudër si ai i llokumeve)
200-250 gram lëng limoni (kokerra të shtrydhura ose shishe leng limoni)
200 gram sheqer
4 vezë
Përgatitja e kekut me limon:
Para së të fillojmë përgatitjen e kekut duhet që të vemë furrën të ngrohet në temperaturën 200 grade.
Përziejmë margarinën, sheqerin dhe vezet dhe do ti rrahim ato deri sa të bëhet një masë e njejtë. Mbi këtë masë hedhim miellin dhe sodën e bukës dhe i trazojmë mirë deri sa të behët një masë e lidhur në formën e brumit të hollë.
Mbi tave që do të bëhet pjekja e kekut shtrojmë leter pjekje dhe aty do te hedhim masën e përgatitur.
Tava futet në furën e ngrohtë dhe e pjekim ne temp 200 per 15 minuta.
Në kohën që piqet keku, ne do të tresim sheqerin në lengun e limonit dhe menjëherë pasi të nxjerrim tavën nga furra me anën e një furçe gatimi lyejmë pjesën e sipërme të kekut.
Pasi është konsumuar i gjithë lëngu i limonit mbi kek hedhim pluhurin (pudrën) e sheqerit.
Nessun commento:
Posta un commento