ZUPA
PERBERESIT per 6 persona
1 kg qumesht
1 kokerr veze
10 -12 luge gjelle me sheqer
2 luge gjelle nisishte
1 luge gjelle miell
6 biskota te vogla
½ gote uji
PERGATITJA
Vendosim ne fund te kupave te zupes nga nje biskote te vogel.
Marrim qumeshtin e veme ne zjarre ne momentin qe ngrohet qumeshtin hedhim sheqerin duke e trazuar mire qe mos te na ngjitet dhe te shkrije shpejte.
Marrim vezen e rrahim mire duke i hedhur pak uje qe te na behet nje mase e njejte.
Hedhim ne nje kupe te vogel 2 luge niseshte dhe nje luge miell dhe i tresim ne nje gjysem gote me uje. Mbasi na jane tretur mire te dyja i dhedhim vezen e rrahur dhe e trazojme te gjitha bashke. Ne momentin qe qumeshti zjene ne do te hedhim perzierjen qe pergatitem, dhe avash avash duke e trazuar me kujdes.
Ne momentin qe fillon te zieje ne e leme vetem 2 minuta dhe e heqim, dhe fillojme e hedhim neper kupat e zupes ku kemi hedhur biskotat.
Ne fillim hedhim mbi biskota nga pak zupe ne menyre qe biskotat ta thithin mire zupen dhe mos te ngrihen lart. Pastaj e hedhim zupen ne te gjitha kupat.
Mbi zupa ju mund ti hidhni krem pasticerie ose arra
Nessun commento:
Posta un commento