lunedì 11 gennaio 2016

Supe me mish qengji

  Përmbajtja:


 1 Kg mish qengji nga qafa.
 4 luge miell
1 tas kos
1 veze
uje
leng mishi
kripe


Per tu hedhur siper:

Gjalpe
Pluhur piper i kuq


Përgatitja e supës:



Futni në një tenxhere presion me ujë 1 kg mish qengji nga qafa dhe e ziejmë deri sa mishi të ndahet nga kockat. Heqim kockat nga mishi, duke lënë në tenxhere vetëm mishin të coptuar dhe e lëm të ftohet.


Lëngun e mishit e hedhim në një tnxhere tjetër dhe brenda saj shtojmë 1 kup kos, 4 lugë gjelle miell dhe 1 vezë, me qëllim që supa të trashet. Këtë masë shtoheni me ujë të ftohtë dhe përzieni sa më mirë.


Përzierjesë së formuar i shtoni ujë të ngrohtë deri sa ajo të bëhet një masë viskoze dhe e lidhur.


Këtë supë e hedhim në tenxheren e mishit dhe trazohet. Vendoset tenxherja në zjarr deri sa ajo të ziejë mirë dhe pas zjerjes supën hidheni në kupën e servisjes.


Në kupën e sevisjes i hidhet dhe gjalp i shkrirë dhe pluhur piperi të kuq sipas dëshirës. Gjalpi dhe piperi mund të hidhen edhe në çdo tas veças.

Nessun commento:

Posta un commento