lunedì 11 gennaio 2016

Cannelonet te mbushura me spinaq,,,,,,,,,ose kima

Perberesit per 4 – 5 persona


Canneloni 16 cope
Parmexhano e grire 50 gr (ose djathe kackavall)
Gjalp 100 gr
Beshamel 1 filxhane caji( ka te gatshem me paketa ose beheni vete )
Mishi i zjere 200 gr
Spinaq 300 gr
Proshute 100 gr
Veze 1 kokerr
Miell 50 gr
Qumesht 50 gr
Krip,piper,arre muskat


                                                       Pergatitja
Marrim spinaqin e ziejme e kullojme dhe e presim.Do te presim  mishin edhe proshuten.
I marrim te gjitha bashke spinaqin,mishin,proshuten,vezen gjysma e djathit parmexhano,kripen,piperin dhe arren muskat,mbasi i kemi perzier te gjitha bashke fillojme dhe mbushim cannelonit.Mbasi i kemi mbushur i rreshtojme ne nje tave te lyer me gjalpe dhe duke i hedhur beshamelin e nxehte. I perkatim me djathin parmexhano qe na ka ngelur.I fusim ne fure ne temperaturen 200 grade per 45 minuta.
Cannelonet nuk do te zbuten me uje te ngrohte po do te mbushen ashtu sic jane.






perberesit (per 16 cope canneloni duhen) :

750 gr mish te grire
Parmexhano e grire 50 gr (ose djathe kackavall)
Gjalp 100 gr
Beshamel 1 filxhane caji( ka te gatshem me paketa ose beheni vete )
Qep te thata 4 kokrra mesatare
Domate te grira nje kuti  400 gr
Vaj 6 luge gjelle
Hudhra 4 thelpinj
Kripe
Piper te zi
Arre muskate
Nje tufe majdanoze




                                                       Pergatitja
Marrim enen dhe hedhim vajin ne te hedhim thelpinjte e hudhres per ti skuqur.
I leme deri sa te na nxjere eren hudhra,hedhim qepen mbasi e kemi grire imet.
I kavardisim ne menyre qe mos te na ngjiten mbas enes,para se te veme mishin egrire per te skuqur ne do te heqim hudhrat.Hedhim mishin e grire dhe e kavardisim bashke me qepen (po gjithmon ne zjarre te avashem) .Ne momentin qe keto jane bere ne do te hedhim domatet e grira dhe do ta leme deri sa te na dale ne lyre gjella.Ne momentin qe na ka dale ne lyre ne do te hedhim kripen, piperin,arre muskat, majdanozin e grire, dhe nje pjese te djathim te grire dhe i perziejme te gjitha bashke, dhe i leme pak qe te ftohen, se po i mbushem me gjellen e ngrohet na cahen tubot e makaronave.Kur kima eshte ftohur ne fillojme ti mbushim nje nga nje.Mbasi i kemi mbushur dhe i kemi vendosur ne tave ne do te hedhim beshamelin te ngrohte mbasi e kemi bere gati,dhe kima qe na ka ngelur ja hedhim siper bashke me nje pjese te djathit te grire.
.I fusim ne furre ne temperaturen 200 grade per 45 minuta.
Cannelonet nuk do te zbuten me uje te ngrohte po do te mbushen ashtu sic jane

Nessun commento:

Posta un commento