domenica 10 gennaio 2016

Tave me kima

Tave me kima ,pure dhe djathe picash
Perberesit

mish i grire 150gr
Per tre persona.
2 kokra qepe te thata
djathe pice sipas taves
salce ose domate te grira.
majdanoze,  pak piper,  rigon,
nje paket pure patatesh

Pergatitja

Marrim qepet dhe i grijme  pastaj i hedhim ne tenxhere ,hedhim edhe mishin e grire ,
i hedhim nje koker domate e grijme ne mikser (perdorimi domates sipas deshires)
hedhim vajin, kripen nje gode uje dhe e vendosim per te zier ,do ta leme
te ziej deri sa te dali ne lyre,  i hedhim erezat..Pastaj marrim puren e pergatisim me qumesht
ose me lenge mishi
Mbasi I kemi pergatitur te dyja masat i vendosim ne tave ,ne fillim hedhim kiman
(shtresa e pare) mbi kiman hedhim puren e patates,pastaj shtrojme djathin e pices.
Do ta vendosim ne temperaturen  180 grade.

Do ta leme deri sa te marri nje ngjyre roze djathi i pices.
Mbasi e kemi nxjere nga furra e leme qe te ftohet pak ,se ndahet me kollaj.

Nessun commento:

Posta un commento