Perberesit (për 3 – 4 persona)
Makarona, 250 gr (gjysmes e pakos gjysem kg)
Veze, 4 kokrra
Kos, 3 kuti (nga ato që shiten 3 copë bashkë)
Djath i bardhe, 200 gr
Vaj ulliri, 6 luge gjelle
Gjalp, një lugë gjelle
Pergatitja
Marrim makaronat dhe i veme për ti zjere. Makaronat do ti lemë për ti zierë shume pak, vetem 3 minuta nga momentin që ato janë zhytur të gjitha në ujë dhe fillojne të ziejnë. Do ti heqim nga zjarri i kullojme në një kullese dhe i hedhim në tave duke i hedhur dhe perzier me pak vaj që të mos ngjiten.
Marrim vezet, i rrahim pak sa të shpërbëhen të gjitha në një masë, kosin e trazojme pak që të mos ngelet në copa dhe e hedhim së bashku me djathin dhe vajin në enën e vezëve, i trazojmë të gjitha bashkë dhe këtë masë e hedhim mbi makarona duke e trazuar që makaronat ta marrin mire të gjithe masën. Marrim gjalpin dhe e hedhim sipër mbi makaronat. I fusim në furre në temperaturën 200 gradë dhe e leme për 45 minuta ose deri sa te skuqet siper
Nessun commento:
Posta un commento