Perberesit per 4 – 5 persona
Lule lake e bardhe 1 kg
2 luge gjelle me gjalpe
1 luge e gjysem gjelle me miell
Gjysem kg qumesht
Pak krip
Pak piper
Pak arre muskate
Djathe kackavall( ose djathe parmexhano po te kesh )
Pergatitja
Zierja e lule lakres:
Marrim lule lakrat para se ti lajme dhe ti pastrojme i shkepusim nga njera tjetra domethene i ndajme ne dega te vogla.I shplajme ne uje te rrejdhshem, dhe i veme per te ziere ( ose ne tenxhere me uje ose ne avull ).Do ti leme 5 minuta nga momenti i fillimit te zierjes.Do ti kullojme dhe do ti leme menjane duke e vendosur ne taven qe do ti pjekim
Pergatitja e beshamelit:
Do te marim tenxheren dhe do te hedhim 2 luge gjalpe dhe do ta shkrijme ne zjarre te avashem,ne momentin qe gjalpi ka shkrire ne do te hedhim 1 luge e gjysem me miell dhe do ta skuqim (ta zverdhim ),pastaj do ti hedhim qumeshtin,ne qoftese qumeshti eshte i ftohte ne do ta hedhim avash avash ne menyre qe mos te na behen kokerra( se kjo eshte shume e rendesishme) duke e perzier vazhdimisht.
Ne momentin qe na eshte bere beshameli kremoz ne do te hedhim kripen,piperi,arre muskat,dhe djathin e grire.Kete mase do ta hedhim mbi lulet e lakres dhe do ta fusim ne furre ne temperaturen 180 – 200 grade .Do ta leme deri sa te krijoje nje cipe persiper beshameli
Nessun commento:
Posta un commento