lunedì 4 gennaio 2016

Supe me selino dhe panxhar



Permbajtja:


3 panxhare te mesem
1 selino (me 4-5 kercej brenda)
1 qepe e madhe
2 qepe te fresketa
pak uthull balsamike
lengu i nje limoni
vaj ulliri
kripe
piper
nje buljon pule ose leng nga mishi i zier i pules
Qeroni dhe prisni ne copa te vogla qepen, selinon dhe panxharin.
Lijeni te skuqen pak qepa dhe selino duke i shtuar dhe kripen e piperin.Me tej shtoni dhe panxharin , buljonin ose lengun e pules dhe uthullen balsamike.(nese perdorni leng pule nuk ka nevoje te shtoni me uje, nese jo shtoni pak uje ne supe).Lijeni te zihen dhe pasi te zbuten te gjitha perimet , perdorni mikserin per ta kthyer ne forme pureje.
Lijeni disa ore sa te ftohet dhe aromat e saj te perpunohen e perhapen.

Pra servirjes mund ti hidhni siper dhe leng limoni , qepet e fresketa dhe pak kos.

Nessun commento:

Posta un commento