lunedì 11 gennaio 2016

Dollma

 Dollma me kulaç ose pershesh buke misri
Perberesit

Pule ( gjele deti, pule deti, ose pula shqerake.)
melcite e kaposhit
kulaçe ose buke misri
qep te thata 3 kokrra mesatare.
dhjozem te thare.( nane,  nenexhik, dhjozem sipas krahinave qe e quajne.)
vaj
krip
uje

            Perberesit


1kg miell
nje luge kafe me sode
pak krip
uje sa te  nevojitet                                                 Menyra si behet kulaçi
Do te marrim 1kg miell dhe do ta zeme.Marrimmiellein  e hedhim ne tave,ku ne te te do te hedhim:
sode buke, krip dhe vaj .Do fillojme ta trazojme njehere pa hedhur ujin.Pastaj do ti hedhim uje
deri sa te behet nje mase brumi jo shume e forte.Ne kete momente do ta vendosim ne taven qe do ta pjekim.
Mos te harojme qe ta lyejme taven me vaj.Do ta fusin ne furre ne temperaturen 200 grade.
Ne kohen qe  e kemi pjekur kulaçin e leme te ftohet( e mira  eshte qe te behet kulaçi nje dite perpara ).
                                                                                              Perberesit
kulac
melcit e kaposhit
qep 3 kokrra mesatare
vaj
krip (do ti hedhim pak se ka lengu i persheshit)                 Pergatitja  e dollmes
dhjozem
Do te marrim kulaçin dhe do ta bejme copa te vogla dhe e vendosim ne nje ene.
Mbasi e kemi grire qepet  ne masa kubikesh shume te vogla,I skuqim gjithmon ne zjarre te avashem.
I kavardisim ne menyre te vazhdueshme deri sa te skuqet ( te behet ne gjyre te verdhe ).
Mbasi I kemi prere te brendeshmet e kaposhit,I hedhin ne qepen qe kemi skuqur,duke I kavardisur edhe keto.
Duhet te sigurohemi qe qepa dhe te brendeshmet te jene skuqur mire.
Do te hedhim lengun e kaposhit ( por me pare na duhet ta kullojme ne nje kullese te himet),
per arsyje qe mos te kete ca pjese si hime qe nxjerre  kaposhi.
Do ti  hedhim  3 goda uje,( po gjithmone duke matur parasyshe se sa lenge kemi nga pjekja e kaposhit.)
Do ti leme te zjejne deri sa te jete zbutur qepa,Ne kete moment do te hedhim menderzen.
do te marrim  kulaçin e grire do ta hedhim ne kete tenxher, ku ta perziejme mire qe ta thithe mire lengun.
Do ta heqim nga zjarri dhe do ta leme te mbuluar deri ne momentin qe do ta servirim.

Persheshi me buke miseri behet njelloj si behet dollma.
Buken e misrit e blejme te gatshme.

Nessun commento:

Posta un commento