lunedì 4 gennaio 2016

Qofte me perime



Përbërësit:



2 qepë
1 spec i kuq
1 karrotë e grirë
1 domate
2 vezë
1 filxhan kafeje me qumësht
majdanoz dhe miell

Përgatitja:

Grijmë të gjithë përbërësit dhe i hedhim në një enë. I shtojmë përzierjes vezët dhe qumështin. Pasi e kemi trazuar përzjerjen për pak sekonda, shtojmë gradaualisht miellin, aq sa të mos krijojë ngjitje nëpër duar. I bëjmë në forma vezake dhe i skuqim me vaj ulliri të bollshëm. Nuk i bëjmë me shumë brumë në mënyrë që të fryhen vetë në skuqje e sipër.


Menyre tjeter

Përbërësit për këtë recetë:

5 kungulleshka,
2 patate,
2 vezë,
djathë i grirë i tipit parmixhan,
1 qepë e grirë,
2 thelpinj hudhra të grira,
1 filxhan miell,
 kripë,
 piper.
   Përgatitja:
Me rende grijmë kungujt, patatet, i hedhim kripë dhe i lëmë të pushojnë. U shtojmë vezët dhe të gjithë përbërësit e tjerë. I shtojmë kripë dhe piper dhe i skuqim në vaj të nxehtë.


Nessun commento:

Posta un commento