lunedì 4 gennaio 2016

Qumështor



Përbërësi kryesor është qumështi

1 litër e gjysmë qumësht
10 kokrra vezë
10 lugë miell
10 lugë sheqer 
1 pako gjalp ( 50 gr)
pak vanilje nqs dëshironi

Përgatitja

Rrahim fort vezët me sheqerin, pastaj shtohim gjalpin e shkrirë ( kujdes se nuk duhet të jetë i nxehtë), me pas hedhim miellin. E përziejmë mirë që mos të krijohen kokrra. Pastaj në fund shtohet dhe qumeshti. Përziejmë të gjitha bashkë. Do të jetë një mase e lengshme që duhet ta hedhim në një tepsi të lyer më parë me pak gjalp.

E fusim në furrën e nxehur me parë, piqeni derisa ta shikoni që sipër ka marrë ngjyrë karameli në temperaturen 180°C, dhe te mos jetë më e lëngshme.


Këshillë: Ëmbëlsirat provojeni gjithmonë me kruajtëse dhëmbësh, nëse vishet ëmbëlsira është e papjekur, kur del e pastër atëhere është gati.



Nessun commento:

Posta un commento