Perberesit
per 30 cope
Miell 1 gote e gjysem uji
Gjalp 3 – 4 luge gjelle( gati 200 gr )
Veze 4 -5 kokrra
Gjysem kile vaj per skuqje
Sheqer 2 gota e gjysem
Uje 2 gota e gjysem
Karafile
Kanelle
Leng limoni 2 luge kafe
Pergatitja e brumit
Ne nje ene te prshtateshme qe e kemi vendosur ne zjarre, hedhim ujin ,gjalpin,dhe miellin dhe I perziejme me nje luge druri shpejt e shpejte deri sa te na behet nje mase brumi qe te na shkeputet nga ena ( te behet i forte).Do te shtojme vezet nje e nga nje dhe duke e trazuar vazhdimisht.(e leme te ftohet pak brumi para se te hedhim vezet)
Marrim nje nga ato qeskat e pasticerise qe jane me dhembeza ( ne forme kaushi ) dhe e mbushim me brumin e pergatitur.
Pergatitja e shurupit
Bejme gati sherbetin , hedhim sheqeri ujin kanelle dhe karafil ( gjithmon sipas deshire)
Dhe e leme te marre vale gati per 10 minuta.e leme te ftohet qe te jete gati per te hedhur tollumbat mbas skuqjes.Mund ti hedhi edhe 2 lude kafeje leng limoni.
Berja e formes dhe SKUQJA
Kemi vene tenxheren me vaje ne zjare mbasi eshte ngrohur vaji formojme tollumbat me formen po te nje madhesie si ato ne foto ( te vogla ).E mbushim tiganin dhe I skuqim nga te gjitha anet.Mbasi jane skuqur I hedhim ne tenxhere ne shurupe te ftohte.
Nessun commento:
Posta un commento