Perberesit
1 kg speca te kuq ( te jene tul )
Vaj ulliri 5 luge gjelle(ose sipas deshires)
200 grame te bardhe te grire
Uthull 2 luge gjelle
Pak krip
Pak piper
Majdanoz nje tufe te vogel
Pergatitja
Marrim specat i lajme dhe i fshijme me nje leter guzhine.
Do ti parrim dhe do ti veme per tu pjekur ne furre ne temperaturen 200 grade gati per rreth 25 minuta ( kjo varet edhe nga soba e secilit ).Mbasi na jane pjekur i leme te ftohen dhe i qerojme cipen.Mbasi i kemi qeruar te gjitha, i marrim dhe i presim ne copa sipas deshires, dhe i vendosim ne vazo qelqi,ku ketu do te hedhim ne fillim djathin e bardhe te grire,vajin e ullirit,kripen, piperin,majdanozin dhe ne fund do te hedhim uthullen,dhe do ta mbyllim kapakun ku da ta kthejme enen permbys gati per 10 minuta ( te sigurohemi qe nuk na derdhet lengu ).Pastaj e marrim vazon dhe e vendosim ne frigorifer per rreth nje ore ku me pas mund ta servirni.
Nessun commento:
Posta un commento