lunedì 11 gennaio 2016

BIFTEK

BIFTEKET

Përbërësit (për 4 – 5 persona)


Biftek, 8 cop mesatare
Vaj ulliri
Verë të bardhë 1 gotë
Krip
Piper
Rigon


Përgatitja

Marinimi i biftekëve
Para se të gatuhen, biftekët marinohen.  Marinimi bëhet si më poshtë:
Në një pjatë hedhim pak piper, krip, rigon dhe i perziejme te gjitha së bashke.
Marrim biftekët dhe fillojme ti lyejmë me këta përbërës në këtë mënyrë:
Lyejmë biftekun e parë nga te dyja anet dhe e vendosim në një tasë të thellë, ku aty do ti rreshtojme të gjithe bifteket.  marrim biftekun e dyte dhe do ta lyejme vetem nga një anë, e cila eshte ana e siperme dhe mbase lyerjes e rreshtojme mbi biftekun e pare.
Ne nuk do ti lyejme të dy anet, sepse nje ane e mbeshesim tek byfteku i marinuar.  Po ti lyejme te dyja anet do të na bëhen shume të kripura dhe me shumë piper e rigon.
Mbasi i kemi marinuar të gjitha, hedhim goten e veres mbi biftek duke e mbuluar me nje pjate siper dhe e lemë gati 1 ore.

Gatimi

Në një tigan të thellë (ose tenxhere) vendosim aq bifteke sa do të marri ena.
Hedhim vaj ulliri siper dhe 2 deri ne 3 luge nga lengu i marinimit dhe i veme për tu skuqur duke i mbuluar me kapak.  Duhet ti bëjmë në zjarre mesatar, jo në zjarr të nxituar duke i kthyer here pase here.  Kështu do te veprohet edhe me pjesën tjeter te ngelur.  Ne qoftese ju duken se mishi nuk eshte zbutur , i shtoni edhe një gote ujë dhe i lini për tu zijere.

Nessun commento:

Posta un commento